Menduh Thaçi: PDSH-ja meriton një mandat të fuqishëm

164

thaci4
Partia Demokratike Shqiptare sonte ka mbajtur tubim në Çegran të Gostivarit, nga ku lideri i kësaj partie Menduh thaçi, kërkoi votën e të gjithë shqiptarëve për një mandat absolut të PDSH-së me qëllim ta realizojë platformën dhe programin e vet. Sikur në çdo tubim, Thaçi kritikoi BDI-në si parti e cila vazhdimisht i ka gënjyer shqiptarët dhe nuk i ka realizuar premtimet e dhëna ndaj shqiptarëve. Ai në Çegran tha se, PDSH-ja ka pengesa të mëdha gjatë rrugëtimit të saj për të fituar mandatin në këto zgjedhje, e sipas tij, një ndër pengesat janë edhe partitë opozitare që ai i quajti ‘parti të vogla’ që në tre njësi zgjedhore votat e këtyre partive do i shkojnë drejtpërsëdrejti VMRO-së dhe LSDM-së. Thaçi edhe në këtë tubim premtoi se nëse vjen në pushtet do të inicojë dy pika të amnestisë, amnestinë fiskale dhe amnestinë për të burgosurit shqiptarë.

“Unë sonte dua bashkërisht të ia themi një porosi popullit, gjithë shqiptarëve, se vërtetë fer ne meritojmë një mandat njëherë ta provojmë, një mandat të fortë dhe të fuqishëm me një shumicë absolute me mbështetje të shqiptarëve. Dhe ne në këtë mandat jemi të bindur se do t’i realizojmë këto përcaktime, këtë program dhe këtë platformë. Sigurisht që ky mandat do të jetë katër vjet, dhe shqiptarët do të kenë mundësi që ne po si realizuam këto projekte, të na e ndërpresin mandatin pas katër viteve. Dhe dallimi është se këta të tjerët kanë 14-15 vite, dhe dallimi është, më vjen keq për fjalën që them por kjo është e vërteta, po na gënjenë dhe po na rrenë pa ndërprerë. Vota e shqiptarëve të cilët mendojnë se duhet të ndryshohet gjendja, duhet të shkojë te Partia Demokratike Shqiptare”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Comments