Informohen qytetarët se shërbimet e angazhuara nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin e Punëve të brendshme në Tetovë, nesër (19.01.2019 e shtunë) nga ora 23:00 deri në ora 06:00, do të bëjnë pastrimin e rrugës së Ilindenit duke filluar nga Gjykata themelore e Tetovës deri tek Xhamia e Larme (në të dy anët e rrugës). Lusim qytetarët që të largojnë veturat nga zonat e lartëpërmendura.