Ambasada e SHBA-ve në Shkup udhëzon qytetarët amerikanë të shmangin turmat



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka apeluar te qytetarët amerikanë në Maqedoni që të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së incidenteve gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
”Më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse zgjedhjet deri tani kanë qenë të qeta, ka mundësi që të shfaqen probleme lidhur me to. Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni i porosit qytetarët e saj që janë në Maqedoni që të ikin nga hapësira ku ka tubime të qytetarëve për të protestuar apo për ndonjë arsye tjetër. Apelojmë që qytetarët tanë të dëgjojnë informacionet e dhëna nga autoritet lokale dhe të kenë kujdes.” thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Shkup.