Autobusët për evakuimin e sirianëve nga zonat e bombarduara ‘sulmohen dhe digjen’


Autobusët me të cilët do të evakuoheshin civilët dhe rebelët nga fshatrat siriane e al-Foua dhe Kefraya janë sulmuar dhe disa djegur, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Kjo ngjarje erdhi pasi plan i ri për të larguar civilët e bllokuar në në zonat e luftës u bllokua nga Irani të shtunën, pasi vendi kërkoi që grupet shiite të çliroheshin para se përpjekjet e evakuimit mund të rifillonin në vende të tjera.
Rreth 50 autobusë ishin nisur për evakuuar banorët por disa prej tyre janë sulmuar nga një grup i panjohur, raporton “BBC”.
Në fotot që janë publikuar në Twitter, autobusët shihen të jenë përfshirë nga flakët. 50 prej tyre ishin siguruar për banorët e këtyre dy zonave, ndërkaq 20 të tjerë për Alepo.
8,000 civilë, duke përfshirë 2,700 fëmijë, janë lejuar të largohen nga zonat e rrethuara nga rebelët në Aleppo-së në lindje, por evakuimi u ndërpre të premten, pas raporteve se armëpushimi i negociuar nga Turqia dhe Rusia, u prish.