Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi, janë dy të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale.
Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmeni, janë të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmi.net merr vesh, se ish-ministri për Informim në Qeverinë e Bujar Bukoshit, Xhafer Shatri, është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, i cili njihet edhe për raportet e tij armiqësore me UÇK-në. .
Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit është ftuar edhe, ish-drejtori i 3 përqindëshit për Gjermani, Ibrahim Kelmendi.
Shatri dhe Kelmendi, do të dëshmojnë për herë të tretë para Gjykatës Speciale, pasi që atyre ftesa u është dërguar kohë më parë.