Zbulohet telefonata sekrete, Obama kërcënoi Putin me ‘konflikt të armatosur’

193
fresco

Zbulohet telefonata sekrete, Obama kërcënoi Putin me ‘konflikt të armatosur’

midle

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama raportohet se ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se sulmet kibernetike të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, mund të çojnë në një konflikt të armatosur.

Më 31 Tetor, Obama ka përdorur linjën emergjente mes Uashingtonit dhe Moskës për të paralajmëruar Putinin se, çdo përpjekje për të influencuar zgjedhjet amerikane do të konsiderohet si një “çështje e rëndë”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, pjesë e mesazhit transmetuar Rusisë ka qenë: “Ligji ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin për konfliktin e armatosur, aplikohet edhe për veprimet në kibernetikë”, raporton sot britanikja “Express”.

NBC News ka raportuar se Obama përdori shprehjen “konflikt i armatosur” gjatë diskutimit.

Pasi miliona amerikanëve iu bllokua aksesi në faqet online më popullore në vend më 21 tetor, inteligjenca amerikane tashmë beson se, pas kësaj kanë qenë hakerat rusë, të cilët përgatiteshin për sulmin e vërtetë kibernetik ditën e zgjedhjeve.

Shtëpia e Bardhë morri vendimin historik për të përdorur linjën e emergjencës për herë të parë në presidencën e Obamës, teksa zyrtarë të shumtë të inteligjencës pretendonin se, përdorimi i linjës emergjente tregonte se sa serioze ishte bërë situata.

Linja e emergjencës është përdorur vetëm në momente krize, si 11 shtatori dhe dita kur trupat amerikane hynë në Bagdad.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi përdorimin e linjës.

James Stavridis, ish kreu i NATOS-s, tha: “Është një hap dramatik të ngresh atë telefon dhe ta përdorësh”.

Në një konferencë shtypi të premten, Obama deklaroi se mesazhi i tij për Putinin ishte një sukses.

Ndërkohë, një ditë më parë, media britanike “Daily Star”, raportoi se, Shtetet e Bashkuara Të Amerikës po planifikojnë një sulm të madh hakmarrje në Rusi para se Donald Trump të marrë postin e presidentit.

/Syri.net/

Comments