Prokuroria themelore: Nuk ka nevojë për obduksion kur ka fatkeqësi natyrore

181
Prokuroria themelore: Nuk ka nevojë për obduksion kur ka fatkeqësi natyrore

Prokuroria publike nuk ka kompetenca që të veproj në kushtet e fatkeqësive natyrore dhe në rastet kur nuk ka dyshime për kryerjen e veprave penale.

Megjithatë,ë pasi që prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi është njoftuar nga MPB-ja për viktima njerëzore nga vërshimet, ai i ka dhënë të gjitha instruksionet e nevojshme për veprimin e ekipeve policore në terren, thuan nga Prokuroria Publike.

“Sipas Ligjit për procedurë penale, kontroll dhe obduksion do të realizohet kur ekzistojnë dyshime se vdekja e kryer është vepër penale. Duke e pasur parasysh atë se në këtë rast nuk ekzistonte dyshime për kryerjen e veprës penale, prokurori publik kompetent nuk dha urdhër për obduksion, por dha orientim se trupat e të vdekurve të dërgohen në kapelën në Butel për identifikim dhe pastaj t`i dërgohen familjeve për varrim. Gjithsesi, sipas drejtimeve të dhëna nga prokurori publik, për secilën vdekje të kontestuar dhe për personat që nuk mund të vërtetohet identiteti në mënyrë shtesë do të kryhet obduksion”, thuan nga prokuroria publike.

Comments