Kujdes, të enjten dhe të premten po vjen furtunë e re

200
Nga dita e enjtja pasdite dhe të premten, përsëri paralajmërohet mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima, zbrazje të fuqishme elektrike dhe erë të fuqishme, transmeton Zhurnal.mk
Sipas DPHM, të enjten pasdite dhe të premten Maqedonia do të jetë nën ndikimin masës së lagësht dhe të ftohtë nga veriu e cila do të shkaktojë shi të rrëmbyeshëm, vetëtima, zbrazje të fuqishme elektrike dhe erë të fuqishme. Në nivel lokal proceset do të zbrazen në formë të motit të ligë.
Të premten gjatë ditës do të fryjë erë e fuqishme veriore, e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi edhe mbi 90 km/orë dhe do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave të ajrit.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot stabil dhe më i freskët.
Comments