AMBASADA E TURQISË DHE TIKA NDIHMOJNË TË PREKURIT NGA VËRSHIMET (VIDEO)
Një delegacion i Ambasadës së Turqisë në Shkup, i kryesuar nga ambasadori turk Omer Sholendil si drejtori i Agjencinë për Koordinim dhe Bashkëpunim TIKA, Teoman Tiryaki, kanë viziatuar sot vendbanimet e prekura nga vërshimet në Shkup, raporton SHENJA.
Duke shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave Sholendil u shpreh se Republika e Turqisë dhe populli turk si vend mik dhe vëllazëror i Republikës së Maqedonisë,si çdoherëedhe në këto momente të vështira do tëjetë me popullin e Maqedonisë.
“Ne menjëherë kemi rënë në kontakt me institucionet kompetente të Maqedonisë dhe menjëherë kemi rënë në kontkat me një numër të madh të komunave të Republikës së Turqisë, me qendrën për ndihmë për raste të tilla të krizës dhe së bashku me Agjencinë për Koordinim dhe Bashkëpunim TIKA menjëherë kemi vepruar në këtë drejtim. TIKA veç më ka filluar me shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet e prekura në këtë rajon ndërsa në kohë më të shkurtër edhe me institucionet e tjera kompetente të Republikës së Turqisë dhe me qendrën AFAT për krizë do të veprojnë në drejtim të sanimit të dëmeve në këtë rajon”., ka deklaruar ambasadori i Turqisë, Omer Sholendil.
Ndërkohë drejtori i TIKA-së, Teoman Tirjaki, ka thënë se që nga dita e parë e katastrofës menjëherë kanë vepruar në drejtim të vërtetimit të nevojave të banorëve nga ky rajon të cilët kanë qenë të prekur nga vërshimet.
“Menjëherë veprojmë në drejtim të distribuimit të pakove me mjete themelore elementare si ushqim dhe mjete higjienike, duke filluar nga Hasanbegu si një ndër vendet që më së shumti ka qenë i prekur ngatë gjitha vendet e tjera të rajonit. Prej dje veç më kemi filluar me distribuimin e këtyre pakove. Në këtë drejtim kemi bashkëpunim me organizat joqeverita humanitare lokale. Shpresojmë që në periudhë më të shkurtë do të sanohen dëmet e shkaktuara. Ne çdoherë do të jemi këtu për t’iu ndihmuar”, ka deklaruar drejtori i TIKA-së Teoman Tiryaki.
Delegacioni më tej ka vizituar edhe disa shtëpi që kanë pësuar dëmtime nga vërshimet si dhe u shprehi ngushëllime nga afër familjarëve të viktimave. Ata po ashtu kanë vizituar edhe fshatrat Straçinc dhe Stajkovc.