Policia futet në shtëpinë e Adem Grabovcit (Foto)

213


Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në orët e mbrëmjes së djeshme në lagjen “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ku edhe gjendet ndërtesa në të cilën banon Shefit i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Siç mëson “Indeksonline”, policët janë futur brenda ndërtesës së Grabovcit, mirëpo, aty kishte ndodhur një gabim.

Pjesëtarët e PK-së ishin thirrur për një rast tjetër, afër komshinjve të zyrtarit të PDK-së.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nuk ka asnjë rast të hapur për lagjen “Xhemajl Mustafa”.

“Bazuar ne raportet qe posedojmë, nuk kemi asnjë rast te hapur as dje as sot ne lokacionin te cilin ju keni cekur”, ka thënë ajo. /Indeksonline

 

Comments