Shtohen masat e sigurisë në Aeroportin “Adem Jashari”

397
Një numër prej rreth 20 pjesëtarësh të njësisë speciale dhe policë të tjerë kanë zbarkuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Pas zhvillimeve të fundit, por edhe me ardhjen e shumtë të bashkatdhetarëve në Kosovë, policia ka ndërmarrë shtimin e masave të sigurisë dhe prania e policëve në Aeroport është vetëm rutinë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, transmeton “Lajmi.net”. /albeu.com/

Comments