Sot moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Në orët e pasdites, në pjesët më veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta lokale të shiut, bubullimave dhe në raste të rralla edhe breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 29 deri në 37 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

