BANORËT DO T’I RRËNOJNË SHTËPITË NGA THEMELET (VIDEO)

274

shtepi

Vërshimet morën gjithçka nga duart e banorëve, stolitë, veshjen, mobiljet dhe shtëpitë që u rrezikohen nga rrënimi, raporton SHENJA.

Të përballur me situatën e mjerueshme, ata punojnë të vetmuar pa ndihmën e shtetit. Era që kundërmon dhe balta gjithandej e bëjnë të paqëndrueshëm Hasanbegun. Familjet të cilat nuk kanë vendqëndrim për momentin tregojnë dhimbjet që askush pos tyre nuk i ndjen nga afër.

”Deri këtu ka qenë uji qe , në fillim neve kemi qenë njëherë të vdekur nga gjendja, jo jo kurxho skena shpëtuar asgjë hiç, s’ka ardhur me na vizitu askush”, tha një banor.

“Na jena të Hasanbegut këtu unë vet jam i gjashti, baba nana vllavi me dy fëmijë, dymbëdhjetë anëtarë jemi këtu, kemi jetu në këtë shtëpi. Këtu tashmë nuk ka ngelur asgjë as për me jetu. Era po vjen, neve mezi kemi shpëtuar atë natë . Familjen e kena shpëtu, por këtu nuk ka jetesë më. Sdim as çka me bo, kemi ngel rrugëve”, tha një banor tjetër.

Përveç vullnetarëve që ndihmojnë në fshat, mjetet e pastrimit nuk kanë arritur te këta banorë.

”Skena pas mundësi me nxjerr asgjë jashtë krejt këto kanë mbet në ujë shtëpi skena, qashtu kanë mbet kushtet. Jo s’ka ardhur askush deri tash me vlerësu apo diçka tjetër s’ka”, deklaroi një banor.

”Këtu jeton një grua e vetme, ku është edhe me sëmundjet e veta, është e sëmurë në gjendje të rëndë, uji e bëri të vetën ja morri të gjitha si po e shihni edhe vetë”, tha një banor tjetër.

Pa bukë e ujë e pa asnjë ndihmë institucionale, vazhdojnë të zvarriten punimet në këtë fshat që u vërshua një javë më parë nga të reshurat e mëdha të shiut.

 

Comments