Një tetëmbëdhjetë vjeçar lëndohet me një mjet të mprehtë në Tetovë

503
fresco

Një 18 vjeçar nga Tetova është lënduar me një mjet të mprehtë mbrëmë rreth orës 11:00 në Parkun e Tetovës, pasi kishte një grindje verbale me dy persona. I lënduari është shtruar në spitalin në Tetovë, ndërsa SPB Tetovë informoi se një person është privuar nga liria për ngjarjen.“Në SPB Tetovë u raportua se në ‘Parkun e Gruas’, në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë, kishte grindje verbale që u shndërrua në një përleshje fizike mes M.S. (18) nga Tetova, nga njëra anë dhe R.Z. dhe K.V. ne anën tjetër. Më pas R.Z. me një mjet të mprehtë i shkaktoi plagë M.S. Nëpunësit policor nga SPB Tetovë menjëherë e arrestuan R.Z. i cili u mbajt në Stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejshme me udhëzimet e prokurorit publik”, kumtoi SPB Tetovë. Nëpunësit nga SPB Tetovë e inspektuan vendin e ngjarjes dhe tani çështja po dokumentohet. (koha.mk)

Comments