Ministri Nuhiu së bashku me Shkëlqësinë e tij ambasadorin e SH.B.A.- ve z. Bejli morri pjesë në përfundimin e trajnimit profesional për pjestarët e njësive speciale të MPB-së nga ana instruktorëve të forcave speciale amerikane.
Në stërvitje ka marrë pjesë efektivi i policisë me një përbërje multietnike deklaron Nuhiu.
Ai shprehu mirënjohje dhe respekte për stafin e ambasadës së SH.B.A-ve në Shkup dhe për z. Bejli.
Nuhiu vlerëson se MPB-ja ka nevojë për mbështetjen amerikane në të gjitha segmentet, sidomos për respektimin e standardeve thelbësore!