Samsungu pret sukses të Galaxy S8, rrit prodhimin

291

Samsungu raportohet se pret sukses të madh me dy telefonat e rinj, Galaxy S8 dhe S8 Plus, duke rritur për 40 për qind numrin e njësive të prodhuara në krahasim me modelin e shkuar S7.

Kompania kishte prodhuar fillimisht 12 milionë njësi të modelit S7 vitin e shkuar, por sivjet synon të shtojë numrin e njësive të prodhuara për 40 për qind. Në total kompania pret të shesë 60 milionë njësi.

Kjo është rritje e konsiderueshme bazuar në 48 milionë njësitë e shitura të modelit të kaluar dhe 45 milionë njësitë e shitura të Galaxy S6.

Sipas “The Bell”, kompania po provon të rrisë numrin e njësive të prodhuara që të shmangë humbjet nga dështimi i Galaxy Note 7.

Samsung Galaxy S8, në dy versione të madhësisës, pritet të debutojë në fund të muajit mars.

Comments