Rrëfimi rrëqethës i gruas që u dhunua nga forcat paramilitare serbe (Video)

250

Rrëfimi rrëqethës i gruas që u dhunua nga forcat paramilitare serbe (Video)

Dëshmia e dhimbshme e kësaj gruaje të dhunuar vazhdon të mbetet për të plagë e gjallë tash e 18 vjet. Kjo grua u dhunua nga forcat paramilitare serbe. Rrëfen për dhunimin që thotë se ia ndryshoi tërësisht jetën.

Kjo grua tregon se në vazhdimësi i vuan pasojat e tmerrshme të asaj dite të vitit 1999.

Ndonëse thotë se ka humbur shpresat në drejtësi, ajo ka dëshmuar disa herë në EULEX, për dhunimin dhe torturat që i përjetoi.

Por, për këto dëshmi nuk mori asnjëherë përgjigje.

Që nga paslufta në Kosovë janë ngritur vetëm 4 aktakuza për dhunë seksuale gjatë luftës, ndërsa në asnjërin prej këtyre rasteve nuk është shqiptuar asnjë dënim.

Në Kosovë mendohet të jenë dhunuar rreth 20 mijë femra.

Comments