Në gjimnazin ” 7 Marsi” nisin provat për organizimin e patronatit të shkollës

249

 

Fotografia e Miqerem Rizai
Një tjetër aktivitet i madh do të organizohet në shkollën e mesme ” 7 Marsi” për ditën e mësuesit më saktësisht në patronatin e kësaj qendre transmeton Faktiditor.ch .Drejtoresha Miqerem Rizai tha për Faktiditor se kanë filluar provat për këtë eveniment që pritet të ketë shumë zhvillime kulturore, aq më tepër kur këtë vit pritet të përfshihen edhe figura të çmuara të artit dhe kulturës në Maqedoni përfshirë edhe regjisorin Refet Abazi dhe disa figura tjera të rëndësishme të artit ,letërsisë dhe dramaturgjisë.Gjithashtu në këtë eveniment kulturorë do të ketë edhe një ekspozitë nën përkujdesjen e profesorëve të Artit Figurativ pranë këtij gjimnazi ku do të ekspozohen krijime të ndryshme të nxënësve.Por ky organizim nuk mbaron me kaq për shkak se aty pritet të ketë dhe një program mikst kulturorë me muzikë ,recitime ,letërsi etj.
Ky do të jetë viti i dytë i një organizimi të madh ku janë të ftuar personalitete të ndryshme të kulturës dhe arsimit në Tetovë ndërsa një mbështetje të madhe  do të jep edhe Komuna e Tetovës.

Vitin e kaluar për nder të festës së mësuesit që koorespondon me emrin e kësaj shkolle dhe ditën e patronatit u mbajtën shumë evenimente kulturore për disa ditë.Kjo sipas drejtoreshës Miqerem Rizai do të jetë një traditë e zhvillimeve të tilla me të vetmin qëllim -ngritjen e vlerave të kësaj shkolle që po shënon suksese gjithandej dhe është një vatër e shumë zhvillimeve tjera përfshirë garat në shumë lëndë të ndryshme që mbahen në këtë institucion nxënësit e të cilit kanë marrë çmime të shumta./Faktiditor.ch/

 

Fotografia e Miqerem Rizai

 

Comments