E DHIMBSHME: NËNA ME TRE FËMIJË PASTRON E VETME SHTËPINË NË HARAÇINË

232
haracin

Nëna e tre fëmijëve Fatbardha Jonuzi nga Haraçina tash e nëntë ditë, mundohet e vetme të pastroj shtëpinë e cila u përmbys nga të reshurat e mbrëmjes së 6 gushtit, raporton SHENJA. Ajo është e pafuqishme për të arritur gjithçka e vetme. Ato pak të mira materiale që i kishte ia mori uji gjatë vërshimeve të asaj mbrëmje të kobshme.

”Unë jam nëna e tre fëmijëve, dëme kam në shtëpi shumë. Kryetari i komunës nuk ka ardhë të na vizitojë, vetëm komisioni ka ardhë dhe i ka fotografuar dyert edhe gjithçka që është prishur në shtëpi. Rrobat të gjitha janë të prishura”, deklaroi Fatbardha Jonuzi.

Edhe Adem Limani nga Haraçina gjithçka duhet të fillojë nga zeroja. Atij me shumë mund dashamirët i ndihmuan që të vëndojë kulm mbi kokë por reshjet bënë që  ai përsëri të kthehet aty ku ishte para se t’i ndihmojnë katundarët.

”Katundi kanë mbledhur të holla dhe tashmë sa e rregullova shtëpinë shkoi gjithçka huç, kam përfunduar në zero. Nga Qeveria nuk ka qenë askush deri tash. Nga afër kryetari nuk ka qenë por është i informuar e din kryetari, un kam qenë në komunë e kam informuar”, u shpreh Adem Limani, banor i Haraçinës.

Nevojat për këta banorë janë të mëdha, ata shpresojnë në njerëz human dhe në dashamirësinë e tyre, meqë tashmë ata kanë ngelur vetëm me rrobat e trupit të tyre që i kishin të veshura pikërisht atë natë.

Comments