FOTO/ Çfarë i dhuroi Joe Biden, Majlinda Kelmendit?

244

 

13920742_1140293539374337_1101121553583515106_n-650x358

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dekoruar me Stemën Shtetërore kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.

Biden ka mbërritur sonte në Kosovë dhe në pritje të tij në Aeroportin Adem Jashari ishte edhe kampionja olimpike Majlinda Kelmendi.

“Joe Biden Nënkryetar Amerikan jep dekoratë Stemën Shtetërore për Majlindën gjatë zbritjes në Aeroport. Përgëzoj Kampionen tonë dhe ja prezentoj Majlindën nipave të tij si Heroina e Vendit tonë”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, bashkëshortja e tij, Jill Biden, nipi dhe mbesa u pritën nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me bashkëshorten Lumnijen, ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

majl_1471383248-2852773

 

bido5 bido4 bido3

stema-majlinda

Comments