E rëndë/ 24-vjeçarja shqiptare humb jetën nga Covid-19 pas lindjes së fëmijës

475

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat kosovare, ku një e re ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit pas lindjes së fëmijës. Paraprakisht bëhet e ditur se 24-vjeçarja ishte konfirmuar me Covid-19 dhe se kishte bërë lindje cezariane.

Zyra për medie e SHSKUK-së, ju konfirmon se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv Covid në QKUK, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajit, e cila ishte e konfirmuar me Covid, e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën e Gjinekologjisë, në javën 34, tē shtatëzanisë”, thuhet në reagimin e zyrës për shtyp të SHSKUK.

Sipas kësaj zyre, pas lindjes gjendja shëndetësore e 24-vjeçares është përkeqësuar dhe më pas ajo është transferuar në Klinikën Infektive 2.

Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 (Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-Covid”.

Mësohet se më 6 prill viktima kishte rezultuar negative nga Covid-19, por nuk ka arritur të mbijetojë, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte tepër rëndë.

Në ritestim të datës 6 Prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për Covid, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Comments