Qenan Ameti, trajneri kumanovar që nuk i mbijetoj infeksionit me KOVID-19

377

Kovid-19 ia morri jetën edhe Qenan Ametit, i cili kishte ruajtur doket dhe zakonet shqiptare. Gjithë jetën ia kushtoi kulturës dhe sportit. Trajneri i palodhur kumanovar Qenan Ameti kishte shkuar për vizitë në Republikën e Turqisë ku atje ishte infektuar me virusin korona dhe kishte ndëruar jetë në spital.

I ndjeri, Qenan Ameti ka qenë futbollist në klubet lokale të qytetit të kumanovës dhe më pas, u angazhua si trajner i klubit. Ishte themelues i shkollës së parë të futbollit “Mërgimi” në Kumanovë dhe më pas në “Kf Milano” të Kumanovës.

 

Ameti nxori shumë talent të futbollit dhe ishte një edukator shembull për të rinjtë.

Ishte nga vallëtarët e dalluar të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” të Kumanovës.

FAKTI DITOR

 

Comments