Ka “thyerje” totale me klubin, Ramos nuk rinovon dhe shqyrton ofertat
Real Madrid kërkonte një përgjigje deri në fund të marsit, por nuk erdhi dhe klubi tashmë duket se e ka marrë vendimin e tij. Oferta aktuale e tyre është aktive për Ramos, po ata nuk kanë ndërmend të bëjnë një të përmirësuar.
Vëmendja e presidentit Florentino Perez është përqendruar te David Alaba dhe Ramos ka kaluar në plan të dytë. Edhe Ramos duket se nuk dëshiron të vazhdojë në Madrid dhe Fichajes.net bën me dije se edhe ish-klubi i tij, Sevilla është interesuar për të. /abcnews.al