Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

421

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me dy zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, sot priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, me ç’rast ky i fundit e uroi Kurti për marrjen e detyrës së udhëheqjes së Qeverisë. Maas, siç informoi qeveria, ripërsëriti mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe qeverinë e re. Gjatë takimit, iu dha mbështetje synimeve të qeverisë për reforma në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri deklaroi se gjatë presidencës së Gjermanisë në Bashkimin Evropian, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte në krye të agjendës. Ai, siç informoi qeveria, konfirmoi se Gjermania do të angazhohet që liberalizimi për Kosovën të realizohet sa më shpejtë, pasi qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Temë e takimit ishte edhe çështja e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, ku kryediplomati konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për dialog dhe normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi se qeveria e re garanton mjedis të sigurt për investime dhe se Kosova do të mirëpriste investimet e përbashkëta të mërgatës dhe investitorëve gjermanë. Gjatë takimit, Kurti dhe Maas biseduan për hapat konkretë për bashkëpunimin e mëtejmë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë./21Media Të ngjajshme Veprimet urgjente të Qeverisë Kurti në mbrojtje të Tokës “Axhë t’i heka 20 euro se 10 te dalin boll” Kurti javën e ardhshme shkon në Bruksel Johnson uroi Kurtin, siguron se Mbretëria e Bashkuar do të mbështes prioritetet e Qeverisë Rama: Minishengeni synonte heqjen e kufirit me Kosovën, për Kurtin nuk flas para 26 prillit Kurti dhe shefi i EULEX-it pajtohen që duhet aktivizim më i madh në luftimin e korrupsionit.

Comments