Anketë e re në prag të zgjedhjeve lokal, BDI dhe ASH në garë të fortë
Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet lokale, 22.4 përqind janë përgjigjur për OBRM-PDUKM-në, 21.6 përqind për LSDM-në, 8.0 përqind për BDI, 6.2 përqind për Aleancën për Shqiptarët, 6.2 përqind për “Të Majtën”.
Përqindje e madhe (18.1%) e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të votojnë ose do ta prishin fletëvotimin.
Kurse në pyetjen për kryetarët e komunave, renditja nga kjo anketë është si më poshtë:
Mitko Jançev (Kavadar) – 10.5%
Arben Taravari (Gostivar) – 7.5%
Maksim Dimitrievski (Kumanovë) – 3.5%
Teuta Arifi (Tetovë) – 3.5%
Visar Ganiu (Çair) – 3.3%
Petre Shilegov (Bashkia e Shkupit) – 3.2%.