Xhaçka: Votimi i Shqipërisë në KS mundësi historike
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Xhaçka shkruan se votimi i Shqipërisë në KS është një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.
Kujtojmë se ministrja Xhaçka, do të udhëtoje këtë fundjavë drejt New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022 – 2023.