Takim Biden-Erdogan për çështjet rajonale

430

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një deklaratë tha se presidenti i SHBA-së Biden do të udhëtojë në Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe Zvicër këtë muaj si pjesë e vizitës së tij të parë jashtë shtetit.

Duke deklaruar se Biden do të nënvizojë angazhimin e SHBA-së për të rindërtuar aleancat, për të ringjallur marrëdhëniet transatlantike dhe për të bashkëpunuar ngushtë me aleatët dhe partnerët e tjerë, Psaki vuri në dukje se presidenti amerikan do të takohet edhe me kryeministrin britanik, Boris Johnson më 10 qershor.

Psaki tha se Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-tës që do të mbahet në Cornwall të Britanisë së Madhe më 11-13 qershor, ku ai do të vë theksin mbi çështje si shëndeti publik, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës, dhe ku do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

Ajo njoftoi po ashtu se Biden do të takohet me mbretëreshën Elizabeth II në Pallatin Windsor më 13 qershor, ndërsa pas këtij takimi, ai do të shkojë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për samitin e NATO-s.

Psaki theksoi se më 14 qershor, udhëheqësit e NATO-s do të këshillohen se si të përballen me kërcënimet e ardhshme dhe në lidhje me ndarjen efektive të barrës, duke shtuar se “Biden do të takohet gjithashtu me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar shumë çështje bilaterale dhe rajonale”.

Më 15 qershor, presidenti amerikan Biden do të marrë pjesë në samitin SHBA-Bashkimi Europian në Bruksel dhe do të takohet me mbretin belg, Philippe dhe kryeministrin Alexander De Croo.

Nga Brukseli, Biden më 16 qershor do të shkojë në Gjenevë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në Zvicër, Joe Biden do të takohet edhe me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin dhe ministrin e Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.

Comments