Mbërriti aeroplani i “Nordvind”, hapet linja e re Shkup – Moskë
Aeroplani i llojit Boing 737-800, me kapacitet prej 189 ulëseve, pasdite në orën 16.50 mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup me çfarë edhe zyrtarisht është vendosur linja e re e rregullt e drejtpërdrejtë Moskë – Shkup në të cilën qarkullon kompania ajrore ruse “Nordvind erlajns”.
Fluturimi zgjati 3 orë e 25 minuta. Tani për tani linja e drejtpërdrejtë do të jetë një herë në javë, të premten, por “Nordvind” planifikon dy fluturime shtesë në javë, gjegjësisht aeroplanët Moskë-Shkup të fluturojnë tre herë në javë.
“Kjo është linja e parë ajrore dhe lidhja e drejtpërdrejtë midis kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë pas 20 viteve. Duke filluar nga sot “Nordvind”, do të fluturojë një herë në javë, çdo të premte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Sheremjetvo” në Moskë deri te Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup. Kjo linjë ajrore i ripërtërin mundësitë për përparim të bashkëpunimit në ekonomi, investime, turizëm dhe lidhje kulturore midis të dyja vendeve”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pas aterrimit të aeroplanit.
Ai, siç tha, është i bindur se linja e drejtpërdrejtë Moskë – Shkup do të hjapë perspektiva të reja midis të dyja vendeve.
“Qeveria në mënyrë të vazhdueshme krijon kushte për hyrje të kompanive të reja ajrore të cilat do të mundësojnë rrjet më të madh të linjave ajrore në më shumë destinacione për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi Boçvarski dhe paralajmlroi se shumë shpejt edhe kompania ajrore “Vizer” sërish do të fillojë me operim në destinacione të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë”, tha Boçvarski.
Sipas tij, janë paralajmëruar fluturimet deri në Barcelonë, Maltë, Larnakë, Paris, Oslo, Milano, Trevizë dhe Romë
Hapjen e linjës së re ajrore e përshëndeti edhe drejtori i TAV Maqedoni, Metin Batak.
“Jemi shumë të lumtur që “Nordvind” vendosi të fillojë me fluturime në relacioni Moskë – Shkup, duke e hapur lidhjen e parë ajrore midis Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse pas 20 viteve pauzë. Fuqimisht besojnë se kjo linjë ajrore deri tani e pa shërbyer ka potencial të madh dhe se do të jetë me dobi të madhe për biznes udhëtarët dhe për turistët”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Barak pas aterrimit të të aeroplanit në aeroportin e Shkupit.
Sipas tij, linja e re ajrore Shkup – Moskë është lidhja e parë ajrore me Evropën Lindore.
Përfaqësuesi i “Nordvind” Gleb Bogdanovi përmendi se ka interes të madh për linjën e re të drejtpërdrejtë Shkup – Moskë, ndërsa plotësisht atraktiv e bën këtë fluturim, siç tha, ajo që në vend nuk nevojiten viza për qytetarët rusë.
Në hapjen e linjës së re ajrore mori pjesë edhe ambasadori rus në vend Sergej Bazdnikini.