SHKUP: SHËNOHET DITA BOTËRORE E MBROJTJES SË MJEDISIT

311

Dita Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit e detyroi Kryeministrin Zoran Zaev t`I përvjelë mëngët dhe ta kap lopatën.

Thotë se nuk e ka problem veshjen e tij, ngase që në rini është marrë me bujqësi dhe punë të këtilla fizike.

Pastrimi i ish poligonit për mësim të vozitësve nën Kalanë e Shkupit, heqja e deponive të egra në këtë rajon dhe mbjellja e fidanëve të rinj ishin aktivitetet me të cilat pushteti qendror dhe lokal e shënuan Ditën botërore për mbrojtje të mjedisit jetësor.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Këtë vit iu bashkangjita aktiviteteve që në këtë ditë e organizon qyteti I Shkupit, që vazhdon në realizimin e planit ‘Shkupi Qytet I Gjelbër’, projekt që në focus I vendos zgjidhjet për sfidat e mbrojtjes së mjedisit jetësorë. ”

Kryetari i Qytetit të Shkupit paralajmëroi vendparkim pikërisht në këtë pjesë të Shkupit

PETRE SHILEGOV, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Këtu jemi dhe zyrtarisht e dini se tashmë kemi filluar ta pastrojmë vendin përreth Vardarit, por edhe zyrtarisht të paralajmëroj se ky do të jetë focus I qytetit në të ardhmen, në kuptimin e rregullimit të hapësirës publike, kjo është hapësira që duhet të bëhet vendparkim I organizuar, të shërbejë si poligon, megjithatë këtu të ndërtohen edhe terrene sportive.”

Ndërsa kanë reaguar nga Forumi Rinor I Aleancës për Shqiptarët, ata akuzojnë pushtetin për papërgjegjësi dhe thonë se veçanërisht në komunat me shumicë shqiptare, janë formuar deponi të shumta ilegale. Thonë se ndërkohë që Qeveria, Ministria e Ambientit dhe funksionarët e tjerë organizojnë promovime dhe festa për të shënuar këtë ditë, ata nuk gjejnë zgjidhje permanente për problemet me deponitë e mëdha ilegale dhe mini deponitë në çdo lagje.

OMER AJDINI, KRYETAR I FORUMIT RINORË -ASH

“Në shenjë proteste, ne aktivistët e Forumi Rinor të Aleancës për Shqiptarët kemi sjellë sot para Ministrisë së Ambientit sasi simbolike të mbeturinave që janë pikërisht pasojë e keqmenaxhimit të tyre nga ana e këtij institucioni. Qytetarët këto pamje dhe këtë erë e durojnë çdo ditë. “

Nga kjo parti deklarohen se shpresoojnë që kjo pamje dhe kjo erë të ndikojë që pushteti të reflektojë urgjentisht. /KlanMacedonia

Comments