Turqia zbulon sasi të madhe të gazit natyror në Detin e Zi

358

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi zbulimin e depozitave të reja të gazit natyror në Detin e Zi, ku Turqia planifikon të fillojë prodhimin në vitin 2023.

Kompania shtetërore e energjisë “Tpao” gjeti 135 miliardë metra kub gaz në det të hapur, duke e çuar sasinë totale të depozitave të zbuluara gjatë vitit të kaluar në 540 miliardë metra kub.

Turqia ka rritur kërkimet për naftë dhe gaz në brigjet e saj në vitet e fundit. Erdogan ka vlerësuar gjetjet e fundit të energjisë si një zgjidhje për disa nga dobësitë ekonomike afatgjata të Turqisë, duke përfshirë faturën e saj të importit të energjisë që duhet të paguhet në valutë të huaj.

Vitin e kaluar, Turqia zbuloi 405 miliardë metër kubikë të gazit natyral në fushën Sakarya.

Turqia aktualisht importon gati  50 miliardë metra kub gaz që konsumon çdo vit. Zyrtarët presin që prodhimi vendas të rrisë kërkesën e vendit për gaz me 60%, deri në 80 miliardë metra kub në vit deri në 2030.

Zbulimet pritet gjithashtu të lejojnë Turqinë të importojë gaz më të lirë dhe të shkurtojë faturën mesatare vjetore të energjisë prej rreth 44 miliardë dollarë./21Media

Comments