Turqia do t’i dhurojë Maqedonisë 30.000 vaksina “Sinovak”
Turqia do të dhurojë 30.000 vaksina “Sinovak” për Maqedoninë e Veriut, njoftoi mbrëmë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili dje pasdite shoqëroi Kryeministrin Zoran Zaev në Stamboll, ku ata patën një darkë pune me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, na tha se ata do të dhurojnë 30.000 vaksina nga prodhuesi Sinovak.
Ky gjest i solidaritetit është një tregues tjetër i miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve. Falënderime të mëdha për popullin turk dhe Presidentin Erdogan”, shkroi Filipçe në Facebook.
Pas takimit, u njoftua se u diskutuan temat aktuale dhe zhvillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë.