Plani intervenues do të zbatohet deri në fund pasi çdo investim do të thotë jetë më e mirë, thotë Bytyqi

301

Plani intervenues do të zbatohet deri në moment të fundit pasi çdo investim do të thotë jetë më e mirë. Do të sigurojmë aq para sa është e nevojshme për jetë më të mirë për qytetarët në disa vitet e ardhshme, thekson Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi në intervistën për MIA-n.

Investimet më të mëdha do të jenë në energjetikë dhe në kalimin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, por mjete solide do të ndahen edhe për industrinë përpunuese dhe prodhimtarinë, të cilat janë segment i rëndësishëm për ekonominë vendore, thekson zëvendëskryeministri.

“Ekonomia në të cilën 20 për qind përfshin segmentin përpunues nuk është ekonomi e cila duhet të thotë se sa jemi ne të rëndësishëm. Ne këtë duhet patjetër ta ndryshojmë. Le të shndërrohemi në ekonomi me të cilën do të na njohin si vend i mundësive, i startapeve, vend i cili është konkurrent i barabartë me të gjithë tjerët për atë që e prodhojmë”, thotë Bytyqi.

Vlerëson se shumë gjatë po hapërrohet në vend dhe se është për të ardhur keq në vitin 2021 të flitet për ujë të pijshëm, pika filtrimi dhe rrjete kanalizimi.

“Nëse do të kisha mekanizëm të gjithë këtë ta zgjidh deri në Vitin e Ri, do ta zgjidhja, por nuk kam dhe prandaj nevojitet kohë e caktuar por, them se nuk do të ketë kurrfarë lëshimesh dhe kompromisesh nëse duhet të gjenden para ose jo. Unë jam një ndër ata që flas zëshëm e që thonë – nëse duhet do të marrim hua vetëm që qytetarëve t’ua sigurojmë nevojat elementare”, theksoi Bytyqi në intervistë për MIA-n.

Comments