Policia: Aksidenti ndodhi mes dy automjeteve, katër persona vdiqën- një është lënduar

451

Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve. Si pasojë kanë vdekur 4 persona, ndërsa një është lënduar.

Personi që ka pësuar lëndime trupore është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lexo Edhe:
Vjen reagimi i Komunës së Ferizajt pas aksidentit me 4 viktima
Në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare, raporton Gazeta Express.

“Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia, transmeton Gazeta Express.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë akoma të ditura.

“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin. Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”, tha policia.

Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

Comments