Në fundjavë 927 shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar në Serbi

346

Gjatë fundjavës, 927 shtetas të Maqedonisë u vaksinuan kundër coronavirusit në Vranje, njofton “RTS”.

Sipas njoftimeve të mediave serbe, vaksinimi vazhdon edhe sot.

Qytetarët e Maqedonisë mund të vaksinohen pa termin, vetëm me pasaportë ose letërnjoftim, informojnë mediat serbe.

Vaksinat e “Pfizer” dhe “Sinofarm” janë në dispozicion të qytetarëve tanë.

Sipas autoriteteve shëndetësore serbe, rreth 15.000 shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar deri më tani në Serbi.

Shumica e të vaksinuarve në muajin prill morën vaksinën Astra Zeneca./Telegrafi/

Comments