Nga nesër, mund të aplikoni për vauçerë turistikë!
Nesër do të hapet thirrja, me çka do të mund që qytetarët të aplikojnë për të fituar vauçerë turistikë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnin Bekteshi.
“Sot do të hapet thirrja publike dhe nga nesër qytetarët që janë në kategorinë e grupeve sociale, do të mund të aplikojnë”, tha Bekteshi, transmeton TV21.
Parashihet që familjet që kanë të ardhura mujore prej 12.500 denarë, mund të aplikojnë për të fituar vauçerë turistikë.