Nga mesnata shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

447

Për gjysmë denari shtrenjtohen Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 dhe dizeli, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Nga mesnata çmimi i ri i Eurosuper BS-95 është 68 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 është 70 denarë, dizeli – 60,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë 60 denarë për litër.

Mazuti shtrenjtohet për 1,008 denarë dhe një kilogram do të shitet për 34,889 denarë.

Comments