SUBVENCIONE PËR INSTALIMIN E GAZIT NË VETURA

374

Të gjithë qytetarët që do të instalojnë pajisje gazi në automjetet e tyre, nga nesër do të mund të aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë, së Maqedonisë së Veriut, për kthimin e 50 për qind të fondeve, nga vlera e investimit të tyre.

Kthimi i fondeve nuk mund të jetë më i lartë se 300 euro, rikujtojnë nga ministria dhe shtojnë se për këtë masë janë siguruar 178 mijë euro, do të thotë do të ketë para për rreth 600 qytetarë.

Shpallja për aplikim do të zgjasë 60 ditë dhe do të ndjekë parimin kush vjen i pari ai shërbehet. Vitin e kaluar, fondet për këtë masë u rialokuan për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë më të prekura nga pandemia.

Në vitin 2019, 731 qytetarë që instaluan pajisje gazi, ose ndonjë pajisje tjetër ekologjike në makinat e tyre morën subvencione nga shteti.

Comments