Maqedonia me shqiptarë zbarkon në Bukuresht
Maqedonia me shqiptarë zbarkon në Bukuresht! Maqedonia po merr pjesë për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zbarkoi në Bukuresht , ku në 5 ditët e ardhshme do të vazhdojë përgatitjet para sfidës së parë dhe debutimit në EURO 2020, kundër Austrisë, më 13 qershor.
Mikëpritje të ngrohtë u përgatit për futbollistët dhe pjesën tjetër të ekspeditës që erdhi në Bukuresht me linje çarter. Vendasit disa herë në mediat vendore kanë potencuar se do të anojnë për Maqedoninë në EURO 2020.