Bien’ prestigjiozet botërore BBC, CNN dhe shumë media ndërkombëtare

425

Agjencive ndërkombëtare më të mëdha të lajmeve në botë BBC, CNN, Euronews, The Guardian, New York Times dhe Financial Times iu ka rënë serveri, duke e bërë të pamundur për lexuesit që të informohen nga sitet e e tyre. Ata shprehen se do të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur.

Por websitet e lajmeve nuk janë të vetmet që kanë pësuar blackout, por edhe një numër faqesh në internet aktualisht nuk punojnë, duke përfshirë Amazon, Reddit dhe Twitch.

Uebfaqja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gov.uk është gjithashtu e bllokuar. Webfaqet e prekura shfaqën mesazhin: “Gabim 503 shërbimi nuk disponohet”.

Raportet e hershme sugjeruan se problemi mund të kishte lidhje me Fastly, një ofrues i informatikës së re, i cili mbështet shumë faqe të mëdha në internet dhe më vonë Fastly deklaroi se po shikonte problemet me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes (CDN). Ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare.

Comments