Çitaku me sqarim për urdhrin ekzekutiv të SHBA-së
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku është deklaruar lidhur me urdhrin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përmes të cilës ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në ShBA të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Çitaku ka thënë se ky urdhër ka qenë në fuqi që nga viti 2001 e si i tillë është nënshkruar nga ish-Presidenti amerikan, George Bush. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka treguar arsyejen pse nuk është shtuar marrëveshja e Ahtisarit. “Diçka për urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden. Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë)Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush. Presidenti Biden vetëm e ka ripërtrirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonse urdhëri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite). Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, ka shkruar Çitaku.