Kurti dhe Vuçiq takohen më 15 qershor
Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve do të vazhdojë të martën, më 15 qershor, bëri të ditur sot zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano në një konferencë për media.
Ky do të jetë takimi i parë midis kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /21Media