ASH: “TEC Osllomej” po helmon banorët e Kërçovës

320

Opozita shqiptare akuzon pushtetin se për shkak të neglizhencës së Institucioneve nëpërmjet termocentralit në Osllome po i helmon banorët e Kërçovës me rrethinë.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kërçovarët sot janë në një gjendje që ju rrezikohen edhe kushtet elementare për jetë.

“E gjithë bota po përcjellë një pandemi, ndërsa Kërçova si edhe në të kaluarën, por edhe sot po rrezikohet për çdo ditë nga mundësia për epidemi të reja vdekjeprurëse nga politikat e gabuara të pushteteve të njëpasnjëshme të BDI herë në bashkëqeverisje me OBRM-PDUKM e herë me LSDM.

Termocentrali në Osllome vazhdon të helmojë banorët e Kërçovës, për shkak të neglizhencës së institucioneve që ende as nuk mendojnë të vendosin filtra. Përveç kësaj, hapësira në rrethinën e elektranës shpesh herë shndërrohet në deponi ilegale që kundërmon gjithë rajonin dhe bëhet çerdhe e rreziqeve të ndryshme për shëndetin e banorëve të Kërçovës”, deklaroi Abdulla Sejdini, Aleanca për Shqiptarët.

Comments