A pret VMRO-ja sanksione nga Biden për mos respektim të marrëveshjes së Prespës ?
Presidenti amerikan Joseph Biden ka nënshkruar një urdhër me të cilin zgjerohet gama e masave të jashtëzakonshme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila përfshinë ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjes së Ohrit, dhe rrezikojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal, shkruan Zhurnal.
Me këtë urdhër, parashikohet sanksionim për cilindo person për të cilin Ministria e Financave e SHBA-ve, në konsultim me Stejt Departmentin, do të vërtetohet nëse personi është përgjegjës apo pjesmarës direkisht apo indirekisht në aktivitete apo politika të cilat rrezikojnë paqen, sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial në cilëndo fushë apo shtet në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikon proceset demokratike dhe institucionet në rajon.
Nëse ndonjëri prej politikanëve apo partive politike rrezikojnë ndonjë prej të lartëpërmendurve, do t’i pamundësohet hyrja në SHBA si dhe do t’i ngrihet pasuria.
VMRO-DPMNE dhe LEVICA kundër marrëveshjes së Prespës
Në vendin tonë, partitë të cilat më tepër kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës, janë partitë kryesisht maqedonase opozitare. Bëhet fjalë për Levicën dhe VMRO-DPMNE-në.
Agjencia e lajmeve Zhurnal kontaktoi me zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, për të kuptuar nëse presin ndonjë sanksionim nga SHBA-të nëse edhe më tej e kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës.