Orce Kamçev mbetet në burgun e Shutkës

350

Biznesmeni Orce Kamçev do të mbetet në paraburgim edhe 30 ditë, transmeton Alsat. Gjykata Penale vendosi të vazhdojë masën e paraburgimit edhe përkundër faktit që Kamçev ofroi garanci për të dalë nga burgu i Shutkës.

Orce Kamçev është i dyshuar në rastin “Parcelat në Vodno”, rast ky që drejtohet nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, e që ka të bëj me parregullsitë në shit-blerjen e tokës në Vodno. Përveç Kamçevit, në këtë rast janë të dyshuar edhe Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov.

Orce Kamçev ka qenë në paraburgim që nga 14 marsi, pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare doli me raport shënim zyrtar, me informacione se Kamçev po përgatitej për të ikur në Bullgarinë fqinje.

Në hetimin e “Parcela në Vodno “, përveç Kamçevit, të dyshuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, kumbara i Gruevskit, Rusko Novaçevski, nëna e Kamçevit, Ratka Kamçeva. Rasti ka të bëjë me faktin se parcela tërheqëse toke në Vodno ishin blerë me para të anëtarësisë dhe donacionet e partisë për VMRO-DPMNE. Bëhet fjalë për 11.000 metra katrorë tokë dhe shumë prej 1.3 milionë euro. Kohët e fundit, si pjesë e hetimit, prokuroria kontrolloi edhe apartamente që lidhen me Gruevskin.

Comments