Dimitrov: Është e vështirë të gjendet zgjidhje për Goce Dellçevin

340

Nuk ka progres në negociatat midis historianëve maqedonas dhe bullgarë. Një takim tjetër i komisionit historik maqedono-bullgar përfundoi pa sukses.

Angel Dimitrov, udhëheqësi i ekipit bullgar në Komisionin e Përbashkët për Historinë, shprehu zhgënjimin pas një takimi dy-ditor me kolegët maqedonas nga Komisioni i Përbashkët, njofton “BGNES”.

Ai tha se është e vështirë të arrihet një mirëkuptim për revolucionarin Goce Dellçev dhe shtoi se këtë verë Komisioni i Përbashkët për Çështjet Historike nuk do të ketë takim të ri dhe njoftoi takimin e ardhshëm për muajin tetor.

“Deri më tani kam qenë i bindur se, përkundër problemeve serioze, pavarësisht nga ndryshimet thelbësore që ekzistojnë midis nesh dhe kolegëve tanë nga Shkupi, ne jemi një Komision i Përbashkët për Çështje Historike dhe Edukative, por nga takimi i 14-të i sotëm, unë filloj të pyes veten nëse vërtet është kështu.

Dje, kolegët tanë kategorikisht refuzuan të bënin një bisedë specifike mbi një temë të veçantë historike, diçka që është e pashmangshme për historianët profesionistë”, tha Dimitirov pas takimit.

Comments