Bie numri i infektimeve të reja me COVID-19, vaksinimi po vazhdon

331

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 21 raste të reja nga 4.370 testime, një i vdekur dhe shtatë pacientë të shëruar.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në vend gjithsej mjekohen 101 pacientë me coronavirus dhe ka rreth 630 shtretër të lirë. Për shkak të numri të ulët të pacientëve me cooronavirus, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve që kishin të bëjnë për covid pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi zhvillohet pa pengesa.

Sipas të dhënave të MSH-së, nga 21 rastet e reja të djeshme gjashtë janë nga Kërçova, nga 4 në Tetovë dhe Shkup, dy nga Prilepi dhe nga një rast në Manastir, Veles, Dibër, Kumanovë dhe Ohër.

Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 438 prej të cilëve 189 janë në Shkup.

Comments