Kacarska premton transparencë,gazetarët mund të hyjnë në gjykatë me celular

457

U befasova kur dëgjova që ju gazetarët nuk lejoheni të hyni në seancat gjyqësore me celular. Ai problem u zgjidh, kur e mësova, menjëherë dorëzova urdhër sekretarit të Përgjithshëm dhe tashmë është informuar siguria e brendshme se nga seanca e ardhshme do të hyni lirshëm me celularët tuaj, deklaroi sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

Në një deklaratë për mediat me rastin e mbajtjes së tryezës së rrumbullakët me temë “Transparenca dhe bashkëpunimi i Gjykatës Kushtetuese me gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile”, ajo tha se Gjykata do të jetë maksimalisht e hapur për publikun.

“E vërtetë është që Gjykata është maksimalisht e mbyllur, është e vërtetë që vitet e fundit, në vend që të shkohet drejtë hapjes së Gjykatës, ajo është mbyllur gjithnjë e më shumë. Kështu që unë kërkova të informohem nëse është marrë vendim, konkludim, ndonjë gjë nga gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, por më thanë që nuk ka vendim, thjesht u tha që gazetarët nuk lejohen më të përdorin një celular , siç thashë ajo tashmë ka mbaruar”, theksoi Kacarska.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sqaroi se është e hapur për bashkëpunim dhe se do të gjejë një mënyrë që Gjykata të jetë e hapur, sepse, siç tha ajo, publiku duhet të dijë për punën e tij.

Comments