S’ka më orë policore

359

Qeveria vendosi shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Duke filluar nga mesnata nuk do të ketë më orë policore. Gjithashtu hiqet kufizimi prej 100 mysafirëve në dasma dhe lejohen koncertet e ahengjet. Vendimi erdhi pas rekomandimit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, i cili vlerësoi se situata epidemiologjike në vend është stabilizuar nga ulja e numrit të rasteve pozitive të Covid19 dhe rritja e numrit të vaksinuarve.

Qeveria

“Hiqet tërësisht ora policore. Nuk ka më kufizim prej maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe ahengje. Por, duhet të respektohen protokollet shëndetësore. Lejohen manifestime, koncerte dhe ahengje në klube të hapura. Me kapacitet deri maksimum 50% të objektit, por jo më shumë se 1000 persona.”

Masa që më së shumti bëri bujë është lejimi i organizimit të dasmave në numër më të madh të mysafirëve. Meqë vitin e kaluar ishin të ndaluara, sivjet në fillim të sezonit të dasmave, vërehet dyfishi i rezervimeve. Kjo ka bërë që bizneset e vogla që kanë lidhshmëri me industrinë e dasmave të ringjallen.

“Pritshmëritë tona janë që të hapet puna pak se në kohën e pandemisë nuk ishte puna mirë. Tash po shihet se ka pak qarkullim, ka njerëz dhe presim të ketë më shumë punë.”

“Tani ka nisur të rritet puna për 30-40%, por prej një viti e gjysmë sa zgjati kjo pandemi ishte kaos. Neve askush nuk na pyeti se si jetojmë nga kjo industri. Sipas protokollit iu kanë lëshuar disave subvencione, por neve asgjë na thonë se nuk na takojnë.”

 “Gjatë pandemisë ka qenë pak problem ky viti që kaloj. Tash mendojmë se do të bëhet më mirë. Sezoni është hapur, dasmat do të mbahen normale si më parë, mendojmë se do të punojmë.”

 “Prej se u hapen kafenetë e dasmat u rrit edhe puna. Shumë jemi gëzuar sepse të gjithë vitin nuk kemi punuar. Çmimet janë ulur dhe ka shumë zgjedhje të madhe për dasma e ahengje familjare.”

Nga ana tjetër hyri në fuqi vendimi i ekzekutivit që të gjithë shtetasit e Serbisë që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Tabanocës gjatë rrugës për në Greqi të marrin karta M-Smart për pagesën rrugore. Ata që kalojnë përmes Korridorit X do t’i marrin kartela falas me një kredi 760 denarë, të mjaftueshëm për të gjitha taksat deri në kufirin me Greqinë. Raundi i parë me 65,000 karta tashmë i është dhënë Ministrisë së Brendshme. Janë planifikuar të bëhen gjithsej 200,000 karta në faza.  Ky vendimi i qeverisë do të jetë i vlefshëm deri më 15 gusht si mirënjohje për dhurimet e vaksinave nga Serbia për qytetarët tanë, si dhe për vaksinat falas në Serbi.

Alsat M

Comments