Punonjësit e MPB-së që kanë punuar jashtë orarit të punës do të marrin bonus

469

Gjithsej 4.471 punonjës të MPB-së, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës, sot do tu paguhet me pagë bonus në vlerë neto individuale prej 27.182 denarë.

Siç bëri të ditur ministri i Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, për këtë qëllim janë ndarë 121.530.722 denarë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën të përgjithshme bruto duke përfshirë taksën, fondet e planifikuara dhe të shpallura në dhjetor të vitit 2020.

“Ky është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të MPB-së për të ngritur statusin shoqëror të nënpunësve të policisë, përveç përmirësimit të përgjithshëm të kushteve profesionale të punës, duke filluar nga fakti se vetëm një polici e kënaqur është shërbim efektiv për të qytetarë, punon me kapacitet dhe legjitimitet të plotë dhe jep rezultate në aktivitetet e menaxhimit të krimit. Me pagat e paguara të bonusit për vitin 2017, 2018, 2019 dhe këtë vit, për vitin 2020, punonjësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme tani e dinë që puna dhe sakrifica e tyre vlerësohen dhe shpërblehen – diçka që më parë ishte një mision i pamundur”, thotë Spasovski.

Ministri shtoi se puna intensive e Ministrisë së Punëve Brendshme për vendosjen e standardeve evropiane në polici do të vazhdojë.

Comments