Zaev nesër për vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me Radev dhe Janev

379

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv. kryeministri, Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani më 17.06.2021 (e enjte), do të realizojnë takim pune në Sofje, Republika e Bullgarisë, njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se qëllimi i vizitës është intensifikimi i përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura dhe zhbllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takime pune me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, me Kryeministrin e Bullgarisë Stefan Janev, si dhe me përfaqësues të partive politike në Republikën e Bullgarisë./Telegrafi/

Comments